Wednesday, February 19, 2014

Gjuha e kodeve dhe simboleve mistike ne kartmonedhat me te famshme te botes

dollar-billTe gjitha kembimet midis njerezve, nder shekuj me radhe jane bere me ane te monedhave dhe nje shumllojshmerie letrash me vlere te cilat i quajme sot si kartmonedha, valute apo thjesht lek. Syri i zakonshem ve re qe keto kartmonedha brenda tyre permbajne te fshehta, kode dhe simbole sekrete. Qellimi kryesor ne cdo krijim te nje kartmonedhe te re ishte percaktimi i nje fuqie apo superfuqie te revolucionare qe ndikonte ne hapjen e kufijve gjeografike.
Te tille ishin monarku, mbreti, Prijesi etj. Ne keto kartmonedha percillej mesazhi i cdo prijesi, monarku apo prijesi i cili pretendonte pranimin e tij nga cdo fryme njeriu qe i perkiste vendit qe udhehiqte, aleance apo qofte dhe armiqte. Nje shembull kemi ate te Dukates Veneciane e cila me ane te tregtise se zgjeruar dhe fese arriti qe kartmonedha e saj te behej ne 1700 e pranueshme nga te gjithe neper bote.
Shpeshhere simbolet e vecanta mistike ne kartmonedhe e kalojne dhe vleren e vete monedhes. Rasti konkret eshte ai i kartmonedhes bizantine, ne te cilen vlera reale e saj nuk u percaktua asnjehere sepse nuk kishte as shifra te mbishkruara ne to. Vlera dallohej vetem nga figura qe ndodhej nga te dy anet e saj, ne njeren ane ndodhej imazhi i perandorit dhe ne tjetern imazhi i Krishtit.
Mesazhi i kesaj kartmonedhe ishte se te gjithe duhet te shihnin ne radhe te pare prijesin e tyre, pra perandorin, ndersa Krishti simbolizonte jetegjatesine e Perandorise Byzantine.  Jo vetem kaq po ne keto karmonedha jane dhene dhe mesazhe propagandistike. Viti 1967 ne Kube paraqet me se miri nje shembull ku firma e gjeneralit Cheguevara si guvernator vazhdoi te egzistonte ne kartmonedha edhe pas 5 vjetesh nga vdekja e tij.

Interesante eshte per t'u pare kartmonedha 1 dollareshe amerikane e cila ne anen e saj te majte ka syrin mbi piramide, qe sheh gjithcka, nje simbol i Masonerise. Por nuk duhet te ngatarrohemi me syrin tjeter qe e shohim ne kishat e besimit Ortodoks. Poshte piramides vihen re 13 rreshta tullash ku gjithsej numerohen 73 tulla, aq sa jane dhe emrat e zotit Kambala, nje mit hebraik.
Data 1776 (MDCCLXXVI), shkruhet ne latinisht ne fundin e piramides, qe do te thote Dita e Pavarsise se Amerikes, si dhe te krijimit te sektit mistik Illuminati. Vila me shqiponjen amerikane eshte ne faqen tjeter, nese do t'a kuptojme mire do te zbulojme dhe hilen numri 13 qe perseritet disa here dhe veme re nje fraze ne latinisht: E Pluribus UNUM qe do te thote nje nga te shumtit e cila perbehet dhe kjo nga 13 germa.
13 yjet e 13 kolonive, i shohim pikerisht poshte saj, me pas veme re shqiponjen e cila mban 13 shigjeta nje peme me 13 gjethe dhe 13 qershi, pra ky numer eshte simbol i vecante per Illuminati. Duke pare ne menyre me te hollsishme kete simbol ku dallohet shqiponja, e cila nuk eshte e tille ne te vertete po Finiku, nje simbol mistik ne vendet me te larta ne Masonizem dhe sekte te tjera.
Per me teper ne monedhe dallojme dhe shenja te tjera mikroskopike, edhe keto simbole masonike, si kukuvajka ne dy pozicione te ndryshme piramidat e vogla etj. Kjo kartmonedhe eshte me e famshmja ne te gjithe globin dhe duke permendur te gjitha ne detaj nuk mund te thuhet se ato jane vendosur ato si per rastesi. Por ka dhe plot kartmonedha te tjera ne bote te cilat fshehin mesazhe te koduara.
Te tille permendim dhe kartmonedhen e Izraelit e cila ka te skalitur numrin 666. Gjithashtu kemi vene re dhe ne kartmonedhat kanadeze djallin e vendosur paksa ne fshehtesi nen floket e mbretereshes Elisabet. Ajo e monedhes iraniane e ben te vecante duke treguar atomin ne dimensione mikroskopike. Ai eshte vendosur ne kartmonedhen 50.000 RIALS qe propagandon ne te ardhmen kete shtet me fuqi berthamore.

No comments:

Post a Comment