Showing posts with label kodeve. Show all posts
Showing posts with label kodeve. Show all posts

Wednesday, February 19, 2014

Gjuha e kodeve dhe simboleve mistike ne kartmonedhat me te famshme te botes

dollar-billTe gjitha kembimet midis njerezve, nder shekuj me radhe jane bere me ane te monedhave dhe nje shumllojshmerie letrash me vlere te cilat i quajme sot si kartmonedha, valute apo thjesht lek. Syri i zakonshem ve re qe keto kartmonedha brenda tyre permbajne te fshehta, kode dhe simbole sekrete. Qellimi kryesor ne cdo krijim te nje kartmonedhe te re ishte percaktimi i nje fuqie apo superfuqie te revolucionare qe ndikonte ne hapjen e kufijve gjeografike.
Te tille ishin monarku, mbreti, Prijesi etj. Ne keto kartmonedha percillej mesazhi i cdo prijesi, monarku apo prijesi i cili pretendonte pranimin e tij nga cdo fryme njeriu qe i perkiste vendit qe udhehiqte, aleance apo qofte dhe armiqte. Nje shembull kemi ate te Dukates Veneciane e cila me ane te tregtise se zgjeruar dhe fese arriti qe kartmonedha e saj te behej ne 1700 e pranueshme nga te gjithe neper bote.
Shpeshhere simbolet e vecanta mistike ne kartmonedhe e kalojne dhe vleren e vete monedhes. Rasti konkret eshte ai i kartmonedhes bizantine, ne te cilen vlera reale e saj nuk u percaktua asnjehere sepse nuk kishte as shifra te mbishkruara ne to. Vlera dallohej vetem nga figura qe ndodhej nga te dy anet e saj, ne njeren ane ndodhej imazhi i perandorit dhe ne tjetern imazhi i Krishtit.
Mesazhi i kesaj kartmonedhe ishte se te gjithe duhet te shihnin ne radhe te pare prijesin e tyre, pra perandorin, ndersa Krishti simbolizonte jetegjatesine e Perandorise Byzantine.  Jo vetem kaq po ne keto karmonedha jane dhene dhe mesazhe propagandistike. Viti 1967 ne Kube paraqet me se miri nje shembull ku firma e gjeneralit Cheguevara si guvernator vazhdoi te egzistonte ne kartmonedha edhe pas 5 vjetesh nga vdekja e tij.