Wednesday, February 19, 2014

I përndjekuri minator: Komunizmi më përndoqi, demokracia më zhgënjeu

minatore
Pensioni i Bardhyl Murrjes, per punen e kryer ne miniere per 12 vjet, eshte qesharak, vetem 146 mije leke te vjetra me te cilat ai duhet te mbaje gruan dhe vajzen e tij te papune. Femijeve te familjeve te deklasuara ne kohen e diktatures u ofrohej pune e rende dhe miniera ishte vendi ku punesoheshin me te shumtet. I njejti fat qelloi dhe per Bardhyl Murren nga Peshkopia, i cili filloi punen si minator ne moshen 17-vjecare ne minierat e Bulqizes.
Detajet e punes se atyre viteve, 54-vjecari nuk i harron aspak, pavarsisht veshtriresive te saj qe nga gota e qumeshtit qe merrin cdo mengjes para se te nisnit punen dhe deri te perkushtimi i mjekeve ndaj minatoreve, kontrollet periodike gjate vitit apo plotesimi i nevojave me veshje, kostumet, cizmet te domosdoshme per ta. Sot Bardhylit i vjen keq per veten dhe shoket e tij, sepse shpresuan me shume nga vendosja e pluralizmit ne Shqiperi nga ku do te vinin permirsime.
Ato pak galeri qe kane mbetur deri tani jane ne gjendje me te keqe se te viteve 90, pervec faktit se minatoret dolen ne rruge si rezultat i mbylljes se minierave. Ditet e sotme miniatoret rrezikojne jeten pasi askush nuk mban pergjegjesi per ta. 12 vite te jetes se tij 54 vjecari i ka kushtuar minieres, ne vitin 1977 nisi ne Bulqize per t'a mbyllur ciklin ne minieren e Valiasit ku doli ne pension te parakohshem.
Bardhyli ka punuar rende ne dy vitet e ushtrise duke hapur tunele ne balle te plote, fronti me i rende per te deklasuarit, ashtu sic quheshin familjet me biografi jo te mire. Fale nje reforme te vitit 1996, ai e quan veten me fat pasi doli ne pension te parakohshem dhe plotesonte vitet e punes per aq sa i kerkohej, 12 vite ne miniere dhe 23 vite te pergjithshme nga e cila perfitoi nje pension prej 145 mije leke te vjetra cdo muaj.

Bardhyli thote se eshte me fat sepse po te mos kishte dale ne pension ne ate kohe, tani do te ishte i papune si shoket te cilet presin qe te behen 65 vjec per te marre nje te tille. Eshte turp sipas tij te lesh nje minator te prese pensionin deri ne ate moshe pasi dihet se sa e veshtire eshte puna ne nentoke. Bardhyl Murrja, ne 2011 iu bashkua greves se urise se minatoreve per realizimin e tri pikave te kerkesave te kesaj kategorie, midis te cilave statusi i minatorit ku pensioni per kategorite e veshtira te rritej, minimumi deri ne 250 mije leke.
Per shume dite, minatoret tentuan t'i rezistonin urise deri ne arritjen e nje kompromisi me qeverine por kjo e fundit nuk ndermori asnje hap. Eshte shume i paket numri i minatoreve qe punojne ditet e sotme, pasi pjesa me e madhe punon ne Bulqize dhe disa prej tyre kalojne moshen 55-vjecare.
Per shkak te gjendjes se keqe ekonomike, keta minatore ne njefare menyre jane te detyruar te punojne megjithese ligji per pensionet e kategorive te veshtira te kohes se regjimit komunist thote se ata duhet te dilnin ne pension me 10 vite pune. Regjimin qe perndoqi ate dhe familjen e tij, vleresohet nga ai vete i perndjekur, por Bardhyl Murrja shprehet se minatori i asaj kohe vleresohej 100-fish me teper nga sot.
Dieta e ushqimit te asaj kohe nuk krahasohet me kete te sotmen. Sot minatoret e Bulqizes marrin vetem 700 leke te reja ne dite dhe kete shume se perfitojne gjate gjithe kohes, vetem kur firmat deshirojne t'ua japin. Sot minierat kane ngelur pa investim, pa permendur ketu kushtet e punes, kushtet e sigurise teknike dhe kete gje e tregojne aksidentet me pasoje vdekjen dhe vazhdojne te prodhojne minierat.
Bardhyli thote se minatoret kane kohe qe nuk furnizohen me me cizme apo kostume pune. Sindikata e minatoreve ku perfshihet dhe 54-vjecari, per te gjitha keto ka zhvilluar disa protesta, vete Bardhyli ka derguar plot 59 kerkesa per takim me kryeministrin dhe asnjera prej tyre nuk eshte marre parasysh. Se fundmi minatori thote se ka qene pjesemarres i greves ne 1991, te minatoret e Valiasit dhe ka marre certifikate mirnjohje si pishtar i demokracise.
Thirrjet e tyre 'E duam Shqiperine si gjithe Evropa', sot i duken se ka rene ne vesh te shurdher, u ka humbur totalisht besimi tek ajo demokraci dhe te kjo politike. I vjen keq per shoket qe ka humbur ne miniere, per ata qe kane mbetur pa pension dhe papune, per veten qe detyrohet te mbaje me vec 145 mije leke familjen, per injorimin qe i eshte bere profesionit te tyre, per te gjitha premtimet e pambajtura nder vite. I vjen turp por thote me shpirt se ka falur sistemin qe e perndoqi sepse demokracia te cilen e kishte enderruar me pare e ka lene fukara ate dhe te gjithe minatoret e Shqiperise.

No comments:

Post a Comment