Mesohet se vota nga Bundestagu gjerman, nuk do t'i kaloje Beogradit, i cili do te marre daten per fillimin e negociatave per pranimin ne Bashkimin Europian. Zyrtari i larte i Partise Liberale ne pushtet dhe ekspert i Evropes Juglindore deklaroi se deshtimi i zbatimit te Marreveshjes se Brukselit rezulton nje ngrirje te proceseve te integrimit te Serbise.
Per gazeten serbe 'Danas', Shtajner tha se kushtet kane qene mese te qarta dhe nese Serbia bie ne marreveshje me Kosoven, Bundestagu do te votoje per t'i dhene asaj daten e fillimit te negociatave ne samitin e BE-se ne qershor. Entuziazmi i Serbise ulet nga kjo deklarate. Serbia ndodhet prane marrjes se dates per hapjen e negociatave te anetaresimit ne BE.
Pas nje takimi me zevendespresidentin e SHBA-ve, dy dite me pare, Ivica Dacic tha se shteti i tij do te kete mbeshtetjen e Amerikes per anetaresimin ne BE. Dacic theksoi se Serbia ka marre mbeshtetjen e Amerikes per te zbatuar marreveshjen e Brukselit, dhe premtimin nese ajo zbatohet.
Uashingtoni do te ndikoje drejperdrejt ne vendet anetare te BE-se, ne menyre qe t'i jape Serbise daten e fillimit te bisedimeve per anetaresim.
No comments:
Post a Comment