Showing posts with label Ivica Dacic. Show all posts
Showing posts with label Ivica Dacic. Show all posts

Wednesday, February 19, 2014

“Bundestagu do t’i thotë jo Serbisë”

BundestaguMesohet se vota nga Bundestagu gjerman, nuk do t'i kaloje Beogradit, i cili do te marre daten per fillimin e negociatave per pranimin ne Bashkimin Europian. Zyrtari i larte i Partise Liberale ne pushtet dhe ekspert i Evropes Juglindore deklaroi se deshtimi i zbatimit te Marreveshjes se Brukselit rezulton nje ngrirje te proceseve te integrimit te Serbise.
Per gazeten serbe 'Danas', Shtajner tha se kushtet kane qene mese te qarta dhe nese Serbia bie ne marreveshje me Kosoven, Bundestagu do te votoje per t'i dhene asaj daten e fillimit te negociatave ne samitin e BE-se ne qershor. Entuziazmi i Serbise ulet nga kjo deklarate. Serbia ndodhet prane marrjes se dates per hapjen e negociatave te anetaresimit ne BE.
Pas nje takimi me zevendespresidentin e SHBA-ve, dy dite me pare, Ivica Dacic tha se shteti i tij do te kete mbeshtetjen e Amerikes per anetaresimin ne BE. Dacic theksoi se Serbia ka marre mbeshtetjen e Amerikes per te zbatuar marreveshjen e Brukselit, dhe premtimin nese ajo zbatohet.
Uashingtoni do te ndikoje drejperdrejt ne vendet anetare te BE-se, ne menyre qe t'i jape Serbise daten e fillimit te bisedimeve per anetaresim.

Tuesday, February 18, 2014

Thaçi e Daçiq arrijnë "përparim konkret"

Pas takimit qe nisi te enjten mbrema midis Kosoves dhe Serbise, keto shtete arriten nje marreveshje te pjesshme per zbatimin e marreveshjes se Brukselit. Ky diskutim ka perfunduar ne oret e para te se premtes. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe ai serb Ivica Dacic diskutuan ne lidhje me zgjidhjet e detajeve per ceshtjet e fushes se drejtesise, zvhililmit te zgjedhjeve lokale dhe policise.
Catherine Ashton, mikpritese e takim dhe si Perfaqesuese e Larte e Bashkimit Europian per Politike te Jashtme deklaroi se ne keto negociata eshte zbuluar se ka progres konkret drejt normalizimit te raporteve. Ashton tha se eshte bere nje pune e paqme dhe eshte arritur progresi qe pritej.
Te dy kryeministrat rane dakort per nje seri ceshtjesh te hapura, si ajo e fushes se drejtesise, policise dhe zgjedhjeve te ardhshme komunale ne vjeshte. I caktuar ne javen e ardhshme ne 28 qershor, takimi u zhvillua para takimt te liderve te BE-se. Nje vleresim i cili u arrit nga progresi i pajtimit te dyja paleve. Ne kete menyre Serbia dhe Kosova do te marrin daten e anetaresimit ne BE. Nderkohe Kosova eshte duke nisur negociatat per paktin e stabilizim asocimit.