Ndermarrja per keshillime 'The Risk Advisory Group' dhe kompania e sigurimeve 'Aon', ne lidhje me shkallen e rrezikut terrorist hetuan 200 vende te botes. Sipas vleresimit qe beri kete te diele 'Telegrafi', ne 90 vende te ndryshme te botes, perfshire ketu Shqiperine dhe Kosoven, egziston mesatarisht rreziku qe persona civile te behen viktime e sulmeve terroriste.
E krijuar ne baze te ketyre hetimeve 'Harta boterore e terrorit', mori per baze 3 kritere: 1) Sabotazhi dhe terrorizmi; 2) Krengritjet, grevat, demtimi i qellimshem i pasurive dhe trazirat; 3) Revolucioni, trazirat, anarkia, rebelimi, lufta civile dhe lufta. Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, rezultojne si vende me te rrezikshme sipas 'Ranglistes'.
Ne 85% te vendeve te ketij rajoni, paraqiten kercenimet me te medha nga terrorizmi dhe sabotazhi. Ne rrethin e ngushte te shteteve me te rrezikshme ka hyre serish Egjipti. Libia dhe Siria vijne pas tij si vende me rrezik serioz.
Ne grupin e vendeve me rrezik me te madh te sulmeve terroriste bejne pjese vendet si Afganistani, Libani, Irani, Iraku dhe Jemeni. Sic raporton 'Aon', rreziku nga terrorizmi per ndermarrjet qe punojne ne nivele nderkombetare eshte nje sfide serioze, por jo vetem Afrika paraqitet si vend me rreziqe. Me nje rrezikshmeri te ngritur perballen dhe vendet e Evropes Juglindore duke u bazuar ne trazirat civile.
Ne shkallen e rrezikut me te larte merren si shembuj 'Greqia dhe Turqia', nga ana tjeter eshte Serbia, Bosnja, Kosova dhe Shqiperia te cilat bejne pjese ne rajonet me rrezikshmeri te mesme. Ne baze te ketij raporti, si shtete me rrezikshmeri mesatare konsiderohen Franca dhe Spanja, ndersa SHBA-te, Gjermania, Austria konsiderohen si vende me rrezikshmeri me te ulet. Jeta me e sigurte nga keto rreziqe eshte ajo ne Danimarke, Norvegji, Finlande, Australi, Japoni, Botsvana, Uruguai dhe Zelanda e Re.
Por, per nje njeri qe duhet t'i shpetoje me cdo kusht rreziqeve nga terrorizmi duhet te strehohet ne ishillin e 'Groenlandes'. Ky vend paraprakisht, sipas eksperteve te 'Aon' eshte totalisht jashte zones se rrezikut terrorist.
No comments:
Post a Comment