Wednesday, October 9, 2013

Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu ka lindur ne 19/01/1984 ne Tirane Shqiperi. Alketa vjen nga nje familje artedashese te cilet kane ndjekur cdo koncert klasik te cilet I incizonin dhe I ridegjonin here mas here dhe te cilet prisnin me pa durim daten 1 Janar per te ndjekur Festivalin e Vjenes. 



Kjo ndikoi dhe tek Alketa e cila qysh ne moshe te vogel filloi te udhehiqte te gjithe moshataret e saje ne organizimet modeste te (Festivaleve Shkollore dhe te Lagjes). Pra ne te lindi nje enderr e cila ishte per te dale ne Televizion dhe te drejtonte Koncerte dhe Festivale te ndryshme. 


Alketa bashke me nje shoqen e saje, teksa po conte nje dite villain e saje me te vogel ne Emisionin e Perrallave ne (TVSH) takon nje gazetre te cilit I thote dua te me intervistosh sepse dua te behem e famshme nje dite. Ne klase te gjashte ajo bashke me shoqen e saje kishin botuar kopjen e pare te gazetes (Vogelushet). 

Kurajo e saje edhe pse ishte e vogel beri kembengulte te familjaret e saje qe te ti krijonin nje mundesi qe te prezantonte ne television. Kto te fundit gjithmone e kane perkrahur dhe ja realizuan deshiren e saje e cila filloi te drejtonte ne (RTSH) per disa vite rrjeshte nje program per femije. Biografi te ndryshme ketu  RTK LIVE.


Ne moshen 14 vjecare ajo troket ne dyert e (TOP Albania Radios) dhe Drejtori I asaj kohe I kerkon te prezantoj 10 kenge e cila Alketa I improvizoi ne cast, dhe fitoi vendin e saje te punes ne nje nga Radiot qe pak kohe kishte qe ishte hapur dhe ishte nje nga me te degjuarat ne vend.

Gjate kohes se saje atje ajo mesoi akoma me shume ne profesionin e saje dhe per kater vite rrjesht drejtoi nje nga programet me te degjuara. Me pas ajo njihet me producenten Vera Grabocka e cila kjo e fundit kishte kohe qe kerkonte nje prezantuese femer per serialet e saje te titulluara (Me shifren e Zemres 12). Dhe me pas Alketa prek enderren e saje te pare, e cila me pas u kthye ne (12 enderrat e nje nate vere) I cili ishte seriali I Dansit Europian. 

Nga nje figure e mistershme radiofonike, publiku Shqiptare njihet me imazhin Televiziv te saje. Zonja Grabocka e kishte pelqyer qe ne diten e pare te takimit dhe I hapi dyert e sukseit ne nje udhetim veror ku Alketa per here te pare ne jete te saje shpalos energjine e saje ne prezantimin e Kengeve dhe kercimeve. 

Ishte vetem 17 vjec dhe dyshemeja e arte e karrieres se saje ishte nje fillim I shkelqyer dhe I sigurte per te hecur me teje dhe per te ishte si nje shkolle e dyte qe do ti hapte shume dyer te tjera. Me pas Alketa do te behej pjesemarrese ne disa Festivale rinore e cila do te fitonte disa cmime te ndryshme, duke plotesuar imazhin e saje ne nje figure te kompletuar. 

Suksesi I saje do te vinte akoma me shume pasi te prezantonte Festivale si Kenga Magjike, Mikrofoni I Arte dhe shume festivale te tjera rinore. Me pas do te vinte me dy bashkepunimine njera mbas tjetres me treshen e mirenjohur (Promotor) sic I njohim te gjithe Bledar Laco, Pandi Laco dhe Adrian Hilen. Ne vitin 2003 Alketa do te ishte prezantuesja e emisionit serial (Gjeniu I Vogel) ne Televizionin (KLAN) I cili vendosi ne gare femijet e te gjitha trojeve Shqiptare. 

Nje emission I cili synonte zbulimin e talenteve te ri. Ne 2004 Alketa prezanton nje emision serial unik qe risolli ne vite perlat e muzkies Shqiptare I cili titullohej (100 Kenget e Shkekullit) dhe nderoi me cmime e trofe emra te paharruar te artit ne vite. Po ne te njejtin vit Alketa ishte pjese e stafit organizues te perzgjedhjeve te Miseve dhe Mistarve ne garen e Miss dhe Mr Albania, dhe ku me pas ajo del per here te pare ne Pallatin e Kongreseve si prezantuese e cila dhe dha cmimet per Mr dhe Miss Albania. Ne 2006 Alketa do te prezantonte ne gjuhen Angleze  Festivalin e klipit Europian I cili I shte nje transmetim prej 3 oresh dhe qe ndiqej nga 200 milione shikues.

 Ky do te ishte nje tjeter bashkepunim me Vera Grabocken dhe shume I (Guximshem) e cila kjo e fundit solli ne Shqiperi nje kontinent te tere. Personalitet e intervistuar prej Alketes kane qene te shumte dhe me fame boterore disa prej tyre kane qene (Michel Douglas, Eliza Dushku, Anna Oxa, Gerardina Trovato Marco Masini, Lucio Dalla, Luca Barbarosa, Coolio, Morandi, Luna Pop, Perla e muzikes Shqiptare Vace Zela dhe Scorpions e cila ka prezantuar dhe koncertin e tyre ne Tirane). Me pas ajo do te behej imazhi publicitare I kompanise Telefonik (AMC) bashke me balerinin e mirenjohur Kledi Kadiu, dhe per me shume se nje vit ka qene dhe imazhi publicitare I pijes energjike Bullit. 

Pervec  pasionit te saje te lidhur me artin Alketa ka zgjedhur te profilizoje aftesite e saje ne nje profesion ku gjithashtu gjen me se miri vetveten ate te manaxhimit dhe show-biz-woman. Alketa gjithashtu studion ne Fakultetin Ekonomik dega e Menaxhim Biznes. Tashme ajo eshte e impenjuar ne realizimin e vidioklipit te kenges te titulluar (Don’t Surrender) e cila eshte e realizuar ne Gjermani ne bashkepunim me grupin pop (Perluders) {Miriam Cani} I cili ky vidioklip do te realizoje dhe albumin e pare te hedhur ne treg. Alketa vjesiu tashme eshte nje emer I njohur nga te gjithe Shqipetaret dhe eshte ne qender te vemendjes se mediave, duke e bere ate sin je nga personat me te pelqyer ne vend.

No comments:

Post a Comment