Saturday, September 21, 2013

Gjeje Vete

Thone qe ekziston, por askush nuk e ka pare..Disa thone eshte e tmerrshme e shemtuar, nje kuceder me 7 koke, perbindesh i tmerrshem qe vec shikimi i saj te thinj nga tmerri dhe te helmon (mllefi i tyre o vjen nga frika e bukurise ose nga deshperimi i shemtise se tyre)

E disa thone qe eshte hmmm si zanat, e bardhe..jo jo tamam e bardhe (mendohen pak dhe pastaj gezohen qe e gjeten fjalen) por e shndritshme...kur te vjen prane e ndjen pasi gjithcka qe ndjen eshte nje ndjesi qe krijon ndjesi e qe kirjon ndjesi e pa dashur e kap veten tek buzeqesh dhe mrekullohesh dhe ndjehesh mire...E qete, lozonjare, aspak e zhurmshme por shume e levizshme. 

Te afrohet, kerkon te luaje me ty, leviz shpejt a thua sikur kerkon ta ndjekesh dhe te luash me te me te kapura, te ulet tek supi apo ndjen prezencen e saj mbrapa tek te prek duke renqethur gjithckane tende. Te ndjell, eshte grua e bukur(njesoj si e bukura e dheut), eshte femije mistrec (e femijet te ngjallin vec gezim kur i sheh). 

Disa te tjere kerkojne me ngulm ta shohin pa e ditur qe krijesa te tilla(ashtu si dhe flutura, e kam nga eksperienca ime me to) nuk te shfaqen kurre kur do ti shikosh apo ti kesh prane por kur ato duan. 

E disa i shajne e mallkojne pasi eshte e sigurte qe nuk ikane pare asnjehere, pasi eshte e qarte qe edhe kur u shfaqen permes leximesh apo mendimesh ata jane aq te trashe sa nuk i shohin, por ama ata qe i shajne e i mallkojne, edhe ata e ndjejne, e ndjejne rrezatimin qe tu futet brenda tyre duke i bere te ndjehen oh sa embelsisht mire. E kjo i terbon me shume. 

Disa nuk thojne asgje. Kane fatin qe e shohin kete krijese, e prekin, i qeshin, flasin me te, e shajne e zihen e pastaj e duan me shume, e perqafojne e bejne dashuri me te, vallezojne, jetojne me te.

I dedikohet Lori Lorenes. 

No comments:

Post a Comment