Ne konferencen e shtate te iniciatives te shefave te Shtabit te Pergjithshem te shteteve ballkanike u ftuan ne Tirane nente shtete te Ballkanit, midis tyre dhe Serbia. Disa nga pjesterate e kesaj konference ishin shefat e Shtabit te Pergjithshem te FA te Shqiperise, Greqise, Maqedonise, Bullgarise, Bosnje Hercegovines, Turqise, Malit te Zi dhe Rumanise.
Ishin te ftuar gjithashtu dhe shefat e Shtabit te Pergjithshem te FA te Kroacise dhe Sllovenise, si dhe ushtarake te larte te Bashkimit Europian dhe NATO-s. Te tjere prezente ishin dhe Presidenti i Republikes, Komandanti i Forcave te Armatosura Bujar Nishani dhe ministri i mbrojtjes Arben Imani. Sipas njoftimeve nga ministria e Mbrojtjes dhe Presidenca ajo qe u vu re me teper ne kete konference ishte mungesa e pjesemarrjes se Kosoves.
Gjeneral majori Xhemal Gjunkshi, dhe shef i Shtabit te Pergjithshem mbajti fjalen e pare ku deklaroi se ne fushen e sigurise gjendja po paraqitet e rrezikshme nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe menaxhimi i kufijve. Sipas tij per te arritur me shume qetesi dhe stabilitet ndermjet vendeve te rajonit duhet te kete perqasje midis ketyre vendeve per te patur rezultate konkrete.'Iniciativa e shefave te Shtabit te Pergjithshem eshte nje hap i madh per te arritur objektivat duke bashkepunuar me njeri tjetrin. Aktualisht vendet tona kane bashkepunuar ne fushat e arsimimit dhe trajnimit ne menyre qe te perforcohet pergatitja dhe forca ushtarake', ka vleresuar ne kete kuader gjeneralmajori Gjunkshi. Bujar Nishani, presidenti i Republikes, duke folur per arritjet ne kete konference as qe e ka permendur Kosoven. Kreu i shtetit shqiptar, u ndal ne situaten e rajonit te Shqiperise duke folur per rreziqet e perhapura nga perdorimi i armeve ne mase, sulmet kibernetike, terrorizmi ideologjik te cilat jane rreziqe me te cilat po perballet e gjitha bota sot.