Showing posts with label Kosoves. Show all posts
Showing posts with label Kosoves. Show all posts

Wednesday, February 19, 2014

Bisedimet, s’ka marrëveshje

thaci_IvicaBisedimet midis kryeministrit te Serbise dhe te Kosoves, qe zgjati dy dite ne Bruksel u mbyll pa asnje rezultat perfundimtar ne lidhje me planin e zbatimit te marreveshjes se 19 prillit. Hashim Thaci, duke qene me optimist foli mbi arritjen e pajtueshmerise si parim kryesor, per te cilen te dyja qeverite duhet te vendosin brenda javes.
Thaci deklaroi se deri tani eshte arritur nje pajtueshmeri parimore e cila do te verifikohet ne kuader te qeverive te Reupublikes se Serbise dhe te Kosoves. Ne kuader te gjashtemujorshit te ardhshem jane percaktuar periudhat kohore dhe aktoret implementues.
Sipas tij esht ne perputhje te plote marreveshja e implementimit me marreveshjen politike te 19 prillit. Kryeministri serb Dacic, nga ana tjeter tha se duhet ngritur shpejt nje kornize ligjore pe zbatimin e marrevesjes, e cila do te sjelle ndryshime ne ligjet e Kosoves. Pjeset e planit te zbatimit me pas ai i rrefeu ne detaje.
Dacic deklaroi se ka rene dakort ne formimin e nje ekipi perfaqesues nga veriu i Kosoves, duke menduar per pergatitjen e projekti-vendimit ligjor te Bashkesise se komunave serbe dhe per te propozuar shefin rajonal te policise.
Behet fjale per te gjithe sistemin duke pefshire ketu te gjitha nivelet e gjykatave dhe prokuroreve ne ato vende ku serbet jane te shumte. Policia dhe gjykata me afatet kohore qe u vendosen do te jene ngritur sipas tij, para fundit te 2013.
Catherine Ashton ka deklaruar per shtyp se gjate bisedimeve te fundit midis ketyre dy kryeministrave ka dale rezultati i pajtuar per nje tekst te caktuar, ne te cilin do te keshillohen para se te deklarojne nese e pranojne ose jo, brenda fundit te kesaj jave. Nese do te kete takim tjeter midis Dacic dhe Thaci, kjo nuk behet e ditur.http://www.facebook.com/LajmeteFundit.org

Tuesday, February 18, 2014

Xhemajli: EULEX-i po i prinë luftës politike kundër UÇK-së

Nen akuzen per krime lufte, ish-udheheqes te Ushtrise Clirimtare te Kosoves jane arrestuar nga EULEX dhe per kete arsye qindra mijera qytetare te Skenderajt kane festuar diten e clirimit duke protestuar. Fushata politike ka filluar kunder luftes se drejte te popullit shqiptar prire nga UCK-ja me akuza fallco dhe deshmitare te shantazhuar. Jane drejtuesit e Komunes se Skenderajt dhe te Shoqatave te dala nga lufte qe kane dhene kete deklarate.
Protestuesit kishin veshur bluza ne te cilat lexohej qarte 'Mos na gjykoni lirine' dhe ne duar mbanin pankartat me mbishkrime si 'Mos na gjykoni clirimtaret', 'Lironi gjeneralet e UCK-se', 'EULEX kriminelet jane ne veri'. 'EULEX-i nuk po zbardh aspak krimet qe kane ndodhur konkretisht ne Kosove nga okupatori serb, masakrat ne cdo cep te Kosoves te cilat vazhdojne te mbeten te pazbuluara edhe sot', ka deklaruar, ne lidhje me kete rast Fadil Nura, nenkryetari i komunes se Skenderajt.
Nura theksoi se banoret e Skenderajt nuk kane dale ne rruge per te festuar diten e clirimit por per te protestuar ndaj afrimit shkaterrues te EULEX-it kunder UCK-se. Nenkryetari Nura shtoi se eshte duke ndare ndjenjat e perbashketa perkundrejt afrimit shkaterrues te eksponenteve brenda prokurorise se EULEX-it. Sipas tij jane pikerisht ata qe nepermjet disa menyrave te ndryshme po shfrytezojne autorizimet ligjore per te projektuar nje maksi te procesit ndaj Luftes Clirimtare te popullit shqiptar qe udhehiqet nga Ushtria Clirimtare e Kosoves.