Tuesday, February 18, 2014

Thaçi: S'do të ketë Shqipëri të Madhe

Gjate nje interviste per gazeten vjeneze 'Die Presse', kryeministri i Kosoves Hashim Thaci deklaroi se nuk do te kete asnje shkembim territoresh midis Serbise dhe Kosoves, e as me pak nje Shqiperi te Madhe.
Takimet qe ka mbajtur kryeministri Hashim Thaci me homologun e tij Ivica Dacic, kane qene ne te mire te krijimit te nje fqinjesie midis ketyre dy vendeve dhe per nje funksion stabel.
Thaci tha se marreveshja qe eshte arritur per nje marredhenie pozitive midis Serbise dhe Kosoves eshte realizuar pas nje konflikti te gjate 100 vjecar. Duke lene pas te kaluaren keto dy shtete tani jane duke realizuar nje axhende qe ndikon ne zhvillimin e te dyja vendeve. Edhe serbet qe banojne ne pjesen veriore te Kosves kane patur ndikim pozitiv nga marreveshja dhe tani po bejne nje jete normale.
Hashim Thaci nenvizoi se Serbia eshte duke zvarritur impementimin e marreveshjes se Brukselit por ai tha plot siguri se realizimi i saj eshte 100% i sigurte. Kryeministri i Kosoves deklaroi se implementimi i marreveshjes nuk ka alternative tjeter, sepse as per Kosoven dhe as per Serbine nuk do te egzistoje ajo qe quhet 'e ardhmja Europiane'. Ne lidhje me shqiptaret e Lugines se Presheves, Thaci deklaroi se Kosova eshte duke punuar per hapjen e kufijve dhe jo per mbylljen e tyre.
Kryeministri i Kosoves shtoi ne lidhje me tendencat e 'Shqiperise se Madhe', se vlereson qe kryeministri i Shqiperise, z.Berisha eshte keqkuptuar. Behet fjale vetem per krijimin e nje kushtetute ku njerezit do te jene te lire te jetojne pa kufizime, por do te respektohen sipas saj kufijte shteterore, sepse vetem ne kete menyre Kosova mund te behet pjese e Europes.

No comments:

Post a Comment