Vejusha e nje programuesi Hollandez kerkon nga Facebook, nje demshperblim per shkak te teknologjise se patentuar, duke pretenduar se bashkeshorti i saj i cili eshte ndare nga jeta pak vite me pare ka qene zbuluesi i butonit "like" ne rrjetin social te Facebook.
Kjo pjese e suksesit te madh te tij i cii ka ardhur si nje shpikje gjeniale eshte regjistruar per here te pare ne vitin 1998, ku kompnia mbante emrin "Rembrandt Social Media", dhe shpikesi i saj ishte Van Der Meer.
Momentalisht stafi i rrjetit me te madh social Facebook, nuk ka dhene asnje shpjegim rrej kesaj ceshtje. Kerkesa per demshperblimin tashme i ka kaluar gjykates federale ne Virxhinia te Shteteve te Bashkuara.
Gjate padites ka deklaruar se patentat e kompanise "Rembrandit Social Media", perben themelin e mediave shoqerore sic njihen edhe sot. Me tej ai ka thene se nje gjykates dhe nje juri do ta arrijne te vendosin ate cka eshte e drejte e cila bazohet ne fakte konkrete. Ndersa Van Der Merr pak kohe para se te ndahej nga jeta kishte krijuar rrjetin shoqeror i cili mbante emrin "Surfbook", dhe pese vite me pare se Facebook rrjeti me i madh shoqeror i momentit nisi te ekzistonte ai kishte regjistruar patenten.
"Surfbook", i krijuar nga i ndjeri Van Der Meer, ishte ne formen e nje ditari ku lejonte perdoruesit qe midis tyre te ndanin cfaredolloj informacioni dhe te miratonin edhe disa te dhena te tyre permjet butonit "like". Gjithashtu avokati padites ka deklaruar se "Facebook", ka qene i vetedijshem per ekzistencen e kesaj patente te krijuar nga i ndjeri Hollandez.
No comments:
Post a Comment