Tuesday, February 18, 2014

A po kthehet truri në Shqipëri? Çfarë ndodh me njerëzit që janë arsimuar jashtë vendit?

Nje nga rreziqet me te medha qe mund t'i ndodhe zhvillimit dhe te ardhmes se vendit eshte largimi i potencialit njerezor. Mundesia per te shkuar jashte shtetit dhe per t'u arsimuar, u rrit shume pas fundit te komunizmit ne Shqiperi. Fatkqesisht per vendin tone kjo ka ndikuar negativisht per shkak se jane larguar intelektuale dhe brezi i ri drejt shkollave me te mira. Shqiperia do te perballej me nje largim te jashtezakonshem te trurit Shqiptar pas viteve 90.
Nje studim ky i bere nga Levizja Europiane Shqiptare, edhe pse 12 vitet e fundit kane shenuar rikthimin e ketyre burimeve njerezore. Per te rikthyer trurin ne vend, qeveria shqiptare ne bashkepunim me PNUD ne vitin 2006 do te ndermerte nje iniciative. Punesimi i studenteve te kualifikuar jashte vendit eshte veshtiresuar edhe pas shume vitesh perpjekje. TV SHQIP KETU!
Shkaqet jane nga me te ndryshmet, por ajo qe theksohet me teper nga ky studim eshte se mbetet akoma larg rregullave te punesimit tregu i punes ne krahasim me vendet e tjera te Bashkimit Europian. Per pyetjen nese ia vlen te kthehesh jane pergjigjur disa persona te Levizjes Europiane Shqiptare, te cilet thone qe jane perballur me nje realitet te veshtire ne kohen e rikthimit ne Shqiperi per te gjetur pune.
Ne kete studim tregohet gjithashtu se ka veshtiresi te karakterit institucional apo burokratik, per me teper edhe social kulturor. Korrupsioni mbetet nje nga veshtiresite kryesore per punesimin e personave qe jane te kualifikuar jashte vendit. Sipas studimit te Levizses Europiane Shqiptare, ky korrupsion kompromenton mundesite e karrieres me potenciale per shume te rinj shqiptare.
Levizja Europiane Shqiptare, kete studim e ka pergatitur si 'Policy Paper'. Ajo mori ne pyetje analistin e famshem te ekonomise ne Shqiperi, Gjergj Filipi, drejtor i kerkimit te institutit 'Agenda', per qartesuar me mire se cfare eshte duke ndodhur aktualisht me tregun e punes ne vendin tone.

Sipas mendimit tuaj, Zoti Filipi, rikthimi i trurit ne vend nga se varet dhe a eshte i njetrajtshem ne varesi te aktualitetit shqiptar?

Duke u nisur nga ky studim, nuk mund te them qe te kete njetrajtshmeri ne kohe ne lidhje me intesitetin e kthimit te trurit ne vend. Jane dy faktore kryesore te cilet ndikojne ne ndryshueshmerise se prirjes per t'u kthyer, te cilet lidhen zinxhir me faktore te tjere. Faktori i pare ka lidje me pritshmerine e njerzve nga vendi i tyre me deshiren per t'u kthyer ndersa faktori i dyte ka lidhje me situaten ekonomike te vendit prites nese do te behej levizja nga vendi ku kane studiar deri tani. Si rezultat nese nuk jane pozitive faktoret si pritshmeria e situates politike, ekonomike, financiare e sociale ne vend, nje informim ky i cili jepet nga te afermit e tyre, atehere kjo shkakton dhe deshiren per mos t'u kthyer ne vendin origjin. Keta te rinj te arsimuar jashte vendit e shohin veten te pozicionuar me mire ne profilin e tyre ne vend duke patur parasysh perkeqesimin dhe veshtiresite financiare te vendit prites. Ne zgjedhjet e ketyre te rinjve ndikojne drejtperdrejt kombinimi i ketyre faktoreve.

Per personat te cilet kane studiuar jashte shtetit, a eshte inkurajues tregu i punes?

Eshte e njejta gje, si ata qe shkollohen brenda venditdhe ata te rinje qe kane studiuar jashte dekurajohen nga tregu i punes ne Shqiperi. Deshtimi ne hapjen e konkurseve te lira dhe te ndershme, pamjaftueshmeria e rekrutimit, mungesa e tregut konkurencial te punes jane disa nga problemet kryesore qe pengojne tregun e lire te punes. Arsye te tjera jane nepotizimi, procesi i korrupsionit dhe i perfitimit te nje vendi pune dhe vleresimet partike te individeve, nje nga shkaqet kryesore te diteve te sotme, megjithese formalisht politikat shteterore jane ne mbeshtetje te kthimit te trurit ne vend. Ne pergjithsi asnje perpjekje konkrete efektive, nuk duket se ka patur ndonje rezultat pozitiv.

Si mund te permirsohet tregu i punes nese nuk eshte atraktiv?

Nese tregu i punes do te ishte konkurrencial nga ana e tij atehere do te kishte permirsime. Dinamika e nje tregu konkurencial, midis te rinjve qe jane kulifikuar brenda dhe jashte vendit, do te krijonte mundesi per te gjithe, d.m.th mundesi te ndryshme per profile te ndryshme. Ne nje treg konkurrencial do te perkraheshin me pak te miret dhe do te vleresoheshin me te miret. Tregu i punes, nga ana tjeter ka ndikim dhe nga situata makroekonomike, ne rritjen ekonomike dhe nxitjes se investimeve per te hapur vende te reja punesimi dhe te nje stabiliteti politik financiar.

Per personat qe kualifikohen jashte vendit, sipas studimit realiteti i Shqiperise sjell situata te pakendshme. A mendoni se kjo vjen sepse nuk egziston koordinimi midis paleve ne procesin e rikthimit te trurit?

Procesi i rikthimit te personave te kualifikuar jashte shtetit nuk eshte aspak i lehte. Keta studente ne fillim do te perballen me nje proces te gjate dhe te thjeshte burokratik te ekuvalentimit te diplomes se huaj qe kane marre. Deri sa te vije momenti qe ata duhet te bejne kete ekuvalentim, ata e shmangin kete gje. Gjithashtu ata ndeshen me veshtiresite e fillimit duke qene se tregu i punes qe funksionon ne baze lidhjesh i detyron ate te jene me pak te favorizuar nga shkeputja e lidhjeve me persona te ndryshem, per shkak se kane qendruar larg per disa vite.

A do te ndikohej rritja e cilesise se arsimit te larte dhe atij profesional ne vendin tone nga tregu i kualifikuar i punes ne Shqiperi?

Ne kuadrin e permirsimi te cilesise, permirsimi i nivelit te arsimit te pergjithshem e profesional do te ndikohej padyshim nga nje treg pune me i kualifikuar dhe mbi te gjitha me konkurrencial. Duhet t'i kushtohet me shume rendsi lidhjes se ndersjelle tregpune- arsimim e cila vazhdon te funksionoje edhe ditet e sotme. Do t'i kushtohet me teper vemendje cilesise se arsmimit duke ditur se tregi i punes do te veproje si nje perzgjedhes aftesish. Lidhja me e mire e ambjenteve universitare nepermjet praktikave te punes ne disa fusha te caktuara gjate kohes se studimeve dhe nderlidhja e vjeter perbejne elementin me te rendesishem ne lidhje me kete aspekt.

Per studentet qe mbarojne rishtazi ne cmenyre do te ndikoje sot tregu i punes. A diktohet mbajtja ne pune e me pak te kualifikuarve, per te mos rritur pagat?

Per te rinjte e shkolluar tregu i punes paraqitet disi i zhgenjyer. Pritjet dhe parashikimet e se ardhmes se te rinjve kercenohen nga norma e larte e papunesise se ekonomise dhe e papunesise ne pergjithsi. Per te filluar nje pune atyre u duhet te presin nje kohe te gjate dhe per shkak te pasigurise se ekonomise se gjere ata kane frike se mos mbeten te papune. Nuk jane faktore kryesore, pergatitja e tyre dhe aftesite individuale, te cilet percaktojne nje punemarrje te re. Per nje pune te caktuar, shpesh here ndonjerit i duhet te klasifikohet si super i kualifikuar. Vihet re se disa te rinj te arsimuar nuk i jane pershtatur fushes se tyre te studimit, por punesohen ne fusha te tjera e perafert ose jo me kualifikimin e tij, duke ndikuar negativisht ne procesin e punes duke mos patur asnje lidhje me formimin e tyre universitar.

No comments:

Post a Comment